Pamje të reja satelitore kanë zbuluar se baza që strehon nëndetëset bërthamore të Vladimir Putinit u dëmtua nga cunami që pasoi tërmetin e madh me magnitudë 8.8. Një skelë është shkatërruar pasi u godit nga dallgët e forta. Imazhet satelitore tregojnë skelën e dëmtuar dhe ekspertët nënvizojnë se nëse një nëndetëse do të kishte qenë e ankoruar atje, në kohën e cunamit, mund të ishte dëmtuar rëndë. Sidoqoftë, fotot nuk janë mjaftueshëm të qarta pasi gadishulli Kamchatka i Rusisë, i goditur nga tërmeti, ishte i mbuluar nga retë për dy ditë radhazi. Nëndetëset e Putinit mund të jenë përplasur në skelat e tyre në mbërritjen e cunamit por dëmet nuk shihen nga sateliti.