Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrën e qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Bashkitë Shkodër, Durrës, Vorë, Lushnjë, Dibër e Rrogozhinë. Sipas KQZ janë 654.538 zgjedhës të cilët kanë të drejtë për të votuar për të besuarin e tyre i cili do të drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet lokale të vitit 2023.