Si rrallëherë, mazhoranca dhe opozita gjetën gjuhën e përbashkët në parlament. Dakordësia u gjet në Komisionin e Medias me paralajmërimin drejtuar bordit të Radiotelevizionit Shqiptar në lidhje me dyshimet për shkelje të rregullave në garën për drejtuesin e ri. Debatin e hapi deputetja e PD, Ina Zhupa.