Është shtyrë seanca në Apelin e GJKKO në ngarkim të ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që prej shkurtit të vitit 2024 kur u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares Flojera Davidhi pas kalimit të afateve të paraburgimit. Mungesa e shtetasit Adrian Bulku dhe i mbrojtësit të tij ligjor, është bërë shkak për moszhvillimin e seancës.