Ervin Mete u dekretua si ministër i financave para se të shkarkohej nga posti i kryetarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Dekreti i presidentit të republikës, Bajram Begaj daton në 9 shtator, teksa shkarkimi nga kryesimi i AMF-së u votua në Kuvend më 11 shtator. Sipas studiuesit, Afrim Krasniqi kjo situatë përbën një paradoks kushtetues.