Zgjedhjet e 14 majit, veç surprizave të mëdha që prodhuan, patën edhe surpriza më të vogla në rang lokal. Si shembull, në këshillin bashkiak të Elbasanit, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit që zhvilloi një fushatë aktive në terren ka fituar po aq vota sa Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, që veç regjistrimit si forcë në KQZ në këto zgjedhje ka zhvilluar pak fushatë.