Një zhvillim historik është shënuar në Zvicër ku për të parën herë do ti lejohet anëtarëve të ushtrisë të mbajnë të brendshme femërore, në përpjekje për të shtuar numrin e rekrutimeve. Vendimi, i bërë publik nga mediat lokale, heq detyrimin për të brendshme të stërmëdha. E mos mendoni për tanga apo perizoma, por për të brendshme më të përshtatshme dhe më komode për ushtaret femra. Procesi që do të nisë në prill, parashikon përzgjedhjen e dy lloje të brendshmesh femërore për muajt e ngrohtë dhe ata të ftohtë. Femrat përbëjnë rreth 1 për qind të forcave të armatosura zvicerane, por Berna shpreson të rrisë shifrën deri në 10 për qind deri në 2030-ën.