Top News – Çuçin dhe Ikonomin/ Meta dekreton dy ministrat e ri
17/12/2020 12:16

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar , Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva ikonomin si ministre Bujqësie. Kjo lëvizje në qeverinë Rama ka ardhur pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie. Në këto shtatë vite qeverisje nga socialistët, Bledi Çuçi do të jetë ministri i katërt pas Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe Sandër Llleshajt që do të drejtojë ministrinë e brendshme. Me këto dy propozime të reja kryeministri Edi Rama është treguar i kujdesshëm, për të shmangur një përplasje të re me presidentit Ilir Meta i cili e vonoi dekretimin ministër të Sandër Lleshajt dhe refuzoi atë të Gent Cakajt. Ai u bë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së që në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kom­bëtare dhe kryetar i Komisionit të Asam­blesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Që prej Shkurtit 2012, ai mban edhe detyrën e Nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS. Në qeverinë Rama1 prej shtatorit 2013, për tre vjet e gjysmë Bledi Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Kordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale. Zoti Çuçi është i dërguar politik i PS në Gjirokastër. Milva Ekonomi aktualisht kryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë iu bashkua kabinetit qeverisës të kryeministrit Rama si ministre e Ekonomisë në vitin 2016. Në zgjedhjet e 2017 ajo u zgjodh deputete në Durrës. Zonja Ekonomi ka shërbyer edhe si zëvendës ministre e shëndetësisë. Nga viti 1994 deri në 2005 Ka shërbyer si Drejtoreshë e Përgjithshme i Institutit të Statistikave të Shqipërisë.

Top News – Katër mandatet e Edi Ramës. Si u transformuan kabinetet qeveritare ndër vite
30/08 10:58
Top Channel/ Rama përplaset me KLGJ: Shqetësohuni për cilësinë e drejtësisë!
29/08 22:55
Top News- Berisha, zero lekë për fushatë/ Kandidatët e listave të hapura shpenzuan më shumë
29/08 22:37
Top News- ‘Loboi për non gratan time’ / Berisha-Të hetohet veprimtaria e Soros në Shqipëri
28/08 15:17
Top News-Kapitull i ri për menaxhimin e mbetjeve. Rama: Sfida jonë më e madhe për anëtarësimin në BE
28/08 13:43
Top Channel/ Ekskluzive- Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit te ri qeveritar
27/08 23:07
Top News- ‘Zjarret nuk luftohen me medalje’ / PD akuza qeverisë për keqmenaxhim të fondeve
27/08 16:25
Top News – ‘Do i marrim avionët, por ata s’bëjnë magji’. Rama-Disa gjyqtarë, vendime në favor të zjarrvënësve
27/08 14:48
Top News- Nënkryetari serb ndan Kuvendin/ Nuk ka konsensus, Basha ndërpret seancën
26/08 18:39
Top News- Berisha nuk do ta hapë Kuvendin / Vlerëson Bardhin, ‘por për kreun do të vendosë grupi’
26/08 17:56
Top News – Më shumë komisione në Kuvend. Propozimi i PS ndan ‘veprimtarinë’ në tre pjesë
26/08 17:51
Top Channel/ Berisha refuzon të hapë Parlamentin. “Emëron” Bardhin në krye të grupit parlamentar
26/08 15:35
Top Channel/ Artur Zheji, bashkuesi. Media dhe politika: Humbëm një gazetar kalibri
23/08 23:05
Top Channel/ Meta nxjerr dëshmitarët e Spak/ Kreu i PL denoncon Vasilin, Brahimllarin dhe ish-financieret
22/08 23:28
Top News- Shpërthen Ilir Meta, reagon pas zbardhjes së vendimit të GJKKO:Zero dëshmitarë e prova
22/08 21:57
Top Channel/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të viktimave shqiptare në aksidentin tragjik në Greqi
20/08 21:37
Top News – Rama, sërish për gjyqtarin: Nuk i pa provat! Vendosi për 10 minuta kundër Kadastrës’
20/08 21:04
Top Channel/ “Gjyqtari vendosi për 10 minuta”, Rama reagon për lirimin e pallatit të konfiskuar
20/08 19:36
Top News – Aksioni opozitar në Kuvend e jashtë. Blushi i shkon Nokës në seli, diskutohet plani
20/08 19:15
Top News- Hiqen tendat e lokaleve, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
20/08 17:20