Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ish ministri Brendshëm, Bledi Çuçi do të drejtojë grupin e PS-së. Ai u prezantua të hënë në seancën e parlamentit. Vendimi për drejtimin e grupit të PS-së nga Bledi Çuçi u mor në Asamblenë që Partia Socialiste mbajti në 26 korrik. Deputetët socialistë në mbledhje e grupit i dhanë miratimin.