Bilanci ditor i koronavirusit i raportuar nga autoritetet shëndetësore në kosovë, për 24 orët e shkuara, tregon një rënie të infektimeve por edhe viktimave, por në të njëjtën kohë ka patur edhe më pak teste të bëra. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të dielën se gjatë 24 orëve të fundit, tetë pacientë kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 223 raste të reja me koronavirus.