Nga Vlora ku ndodhet për të inspektuar qendrat shëndetësore verore, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kërkuar sërish nga stafi mjekësor angazhim maksimal për respektimin e protokolleve anti-COVID, për të identifikuar në kohë rastet e dyshuara dhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit në zonat turistike, të cilat pritet të kenë fluks të shtuar pushuesish.