4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. Brenda 24 orëve, humbën jetën dy qytetarë nga Fier, 59 dhe 77 vjeç, një 79-vjeçar nga Korça dhe një 85-vjeçar nga Tirana. Ministria e shëndetësisë në raportimin ditor, njofton se po ashtu nga 2317 testime, kanë rezultuar pozitivë 346 qytetarë. Në total, 5982 qytetarë janë aktualisht të infektuar me koronavirus në rang vendi. Sa I takon situatës në spitale, aktualisht po trajtohen 156 pacientë, 10 prej të cilëe janë në gjendje më të rënduar.