Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me mjekë dhe dhe ekspertë të shëndetësisë për situatën e pandemisë në vend, ka ripërsëritur akuzën e tij se numri i viktimave është më i lartë nga sa deklarohet. Lideri i PD, nuk publikoi ndonjë dokument, por iu referuar statistikave të INSTAT që tregonin për 6 mijë viktima më shumë se një vit më parë. Basha bëri një deklaratë tronditëse duke thënë jemi të tretët në botë për numrin e viktimave