Sardegna, ashtu si Greqia, ka ndërmend t’i detyrojë të gjithë turistët që vijnë nga jashtë t’i nënshtrohen testeve serologjike. Ideja i është komunikuar edhe qeverisë në Romë dhe pritet të shihet nëse fjalët do të kthehen në vepra. Në vende të tjera është diskutuar mundësia e një “pasaporte imuniteti”, një dokument dixhital, i cili të njihet ndërkombëtarisht dhe që dëshmon se mbajtësi i është nënshtruar të paktën një testi serologjik qe tregon se organizimi i tij i ka antitrupat e koronavirusit, dhe ka arritur ta elimonojë atë.