Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se pret që vendi i tij t’i rikthehet në masë të madhe normalitetit nga mesi i muajit nëntor. Me mbi 294,000 të infektuar dhe 45,000 viktima, Mbretëria e Bashkuar është sot një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi në botë. Duke folur në Londër në një konferencë për shtyp, Johnson tha se ka besimin që Periudha e Krishtlindjeve, në dhjetor, do t’i gjejë familjet sërish të bashkuara. “Kjo nuk është një periudhë e rëndësishme vetëm për familjet, por edhe për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe miliona njerëz që punojnë në sektorë me të ardhura modeste. Ne shpresojmë për më të mirën, por përgatitemi për më të keqen”, tha Johnson.