Mediat amerikano-latine kanë identifikuar personin që shërbente si kontakt dhe partner i grupit shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës, drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas tyre, ai është Sebastian Marset, një uruguajian që zgjodhi si bazë të tijën një fermë në Paraguaji.