Policia e kryeqytetit ka goditur një rast të kontrabandimit të produkteve, të cilat në përbërje kishin dhe kanabis. I arrestuar në kuadër të këtij operacioni është 21-vjeçari Ardit Bala, I cili u kap duke tregtuar produkte të kontrabanduara në vendin tonë. Produktet dyshohet se kanë në përbërje lëndë narkotike kanabis sativa. Po ashtu është shpallur në kërkim edhe një 26-vjeçar me iniciale T.T, si bashkëpunëtor.