Policia ka ndërmarrë prej disa ditësh një aksion të koduar ‘Fijet’ kundër kamerave të vendosura në hapësirat publike, duke dyshuar se ato përdoren nga grupet kriminale për monitorimin e territorit dhe sigurinë e tyre. Burime të Top News pohojnë se një pjesë e këtyre kamerave të vendosura kryesisht në Shkodër, Shijak dhe Krujë mund të kenë luajtur një rol thelbësor në dekonspirimin e operacioneve të Policisë së Shtetit dhe të forcave speciale RENEA për kapjen e personave në kërkim.