Akademiku dhe profesori i njohur i ekonomisë, njëkohësisht dhe Presdienti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli u vlerësua me çmimin e veçantë të karrierës në panirin e 27- të librit. Ky çmim, u akordua nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë “për kontributin e gjatë në studimet e jetës ekonomike dhe politike të Shqipërise. Ky çmim i referohet specifikisht librit më të fundit të autorit “Institucionet e Bretton Ëoods dhe Shqipëria”. Më herët në një mjedis studiuesish të fushës, përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, politikës dhe studentësh, libri pati një sërë vlerësimesh e rencensash.