Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë dhe dikastereve të ndryshme të saj. Këtë herë, kreu u grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Sipas Bardhit, vendi ynë ka çmimin më të lartë të energjisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkundër faktit që jemi të bekuar me burime ujore e energjitike të shumëta. Sipas Bardhit, faji për këtë është tek ministrja e infrastrukturës dhe energjitikës, Belinda Balluku.