Një 28-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm, të cilët ishin fshehur mes kashtës së ngarkuar në karrocerinë e kamufluar të automjetit. Sakaq, u vunë në pranga dhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët kontrollonin rrugën me një automjet tjetër për të shmangur shërbimet e policisë. Njëri nga këta persona, pas kapjes në flagrancë kallëzoi identitet të rremë në polici, pasi kishte thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi për veprën penale ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve. Si rezultat I operacionit të koduar perimetri 200 u bë kapja në flagrancë e tre personave D. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq;