Shtrenjtimi i produkteve gjatë muajit mars, ka shënuar rekordin e 20 viteve të fundit, ku dy kategoritë që kanë pasuar rritjen më të lartë të çmimeve janë ushqimet dhe transporti. Përllogaritjet e indeksit të çmimeve të konsumit, pasqyrojnë një nivel inflacioni prej 5.7 për qind, shumë larg objektivit të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Por si ndikon inflacioni dhe a kanë qenë të mjaftueshme masat e marra nga qeveria?