‘Këto shënime të javës nuk mund të nisnin ndryshe, përveçse fillimisht duke u ndalur te vendimet e Bordit të Transparencës, i cili është vënë në lëvizje për të reflektuar impaktin e luftës ndaj regjimit kriminal të Teheranit mbi çmimet në tregun e naftës, duke shmangur abuzimet me këtë impakt në dëm të konsumatorëve. Sipas dhënave të bursës së Mesdheut, në ditët e fundit pati një ulje të çmimeve të nënprodukteve kryesore të naftës dhe, në përputhje me këtë zhvillim, Bordi i Transparencës reflektoi menjëherë edhe uljen e çmimit në vend, duke bërë atë që ka detyrë të bëjë: përcaktimin e çmimeve tavan dhe pamundësimin e abuzimit me situatën në dëm të konsumatorit.