Çmimet e referencës sipas vendimit të ri të Qeverisë, që ka hyrë në fuqi tashmë janë rritur më shumë në zonat periferike të Tiranës. Vendimi rrit deri në 73 për qind çmimet e referencës në njësitë Farkë, kashar, Petrelë dhe Pezë. Rritja më e lartë e çmimeve fiskale është në Farkë me 73 për qind. Çmimet fiskale në këtë zonë nga 66,500 arrijnë në 115,200 lekë për metër katror. Në zonat Petrelë dhe Prezë rritja e çmimeve fiskale është 60 për qind.