Përcaktimi i çmimeve të referencës, sipas draftit të hedhur për konsultim publik, rrezikon të prodhojë një efekt rritës artificial të çmimeve, duke cenuar parimin e neutralitetit fiskal. Kjo është vetëm një nga kritikat, që Aleanca e Profesionistëve të Lirë konstaton në letrën drejtuar ministrisë së financave.