Konsumatorët në Gjermani duhet të përgatiten për çmime të larta të energjisë në periudhë afatgjatë, ka thënë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck të hënën. “Ne duhet të vazhdojmë të llogarisim në çmime më të larta”, ka thënë Habeck në Berlin, duke theksuar se shteti nuk mund të absorbojë të gjitha rritjet e çmimeve të energjisë – as për kompanitë, as për konsumatorët.