Partia Demokratike thotë se çmimet e larta në Shqipëri nuk lidhen me tregun e lirë, por me oligopolet dhe mungesën e konkurrencës, që shfrytëzojnë moszbatimin e ligjit nga ana e institucioneve shtetërore. Kreu i PD, Sali Berisha tha se PD në pushtet do t’u shpallë luftë oligopoleve. Eshtë në detyrimin tonë të përgatisim kuadrin më të mirë, alternativën më të mirë kundër veprimtarisë shkatërrimtare mbi ekonominë e qytetarëve të oligopoleve. Të ndalemi në çdo hallkë, të kalojmë në sitë të gjitha faktorët që ndikojnë në këto çmime të tmerrshme. Pse rriten çmimet në Shqipëri si në asnjë vend tjetër? Pse Shqipëria, me fuqinë blerëse më të ulët në rajon, ka çmime mesatare më të larta se BE? Është në detyrimin madhor të PD të ndërmarrë një luftë frontale në mbrojtjen më të vendosur të interesave të qytetarëve.