Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi gjatë një sherri në një lokal nate, i ka prerë fytin një personi me një gotë të thyer, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat spanjolle, ngjarja ka ndodhur në Castellón. Mësohet se shqiptari pas sherrit, ka sulmuar personin duke e lënë të gjakosur, ndërsa dëshmitarët janë tronditur nga pamjet e rënda.