Top News – ‘Çmendet’ ushtari në poligon… / Vret dy instruktorë dhe plagos një tjetër
14/06/2023 13:13

Policia japoneze arrestoi një ushtar 18 vjecar të mërkurën pasi ai qëlloi dhe vrau dy instrukturë dhe plagosi një të tretë në një poligon qitjeje të ushtrisë në Japoninë qendrore. Incidenti ndodhi në qytetin Gifu dhe ishte i pari i këtij lloji mes forcave të armatosura japoneze që nga 1984. Të tre instruktorët, që sipas mediave japoneze përfshinin një burrë në të 50-tat dhe dy tek të 20-tat, u dërguan në spital por dy prej tyre nuk mundën të mbijetonin. Autori, që është tani në duart e policisë, iu bashkua ushtrisë në prill. “Ne do të hetojmë shkaqet e incidentit për tu siguruar që dicka e tillë nuk do të përsëritet kurrë më”, thanë zyrtarët japonezë. Të shtënat me armë janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, ku pronësia e një arme zjarri është e rregulluar me norma të rrepta dhe kushdo që do të sigurojë një të tillë duhet të kalojë kontrolle rigoroze. Vitin e shkuar pati katër vdekje me armë zjarri në japoni sipas agjencisë kombëtare të policisë. Mes tyre ishte ish kryeministri i vendit Shinzo Abe, që u qëllua dhe u vra me një armë të bërë vetë, në korrik. Ndërkohë, dy viktimat e regjistruara të mërkurën vijnë pasi një helikopter ushtarak u përplas në det me 10 pjesëtarë të ushtrisë në bord, në prefekturën jugore të Okinavas, në prill.

Top News-‘Do zgjedh unë liderin e ri të Iranit’/Trump-SHBA duhet të ketë rol, ose bombardojmë sërish
05/03 23:00
Top News – ‘Nostradamusi’ kinez. ‘SHBA do ta humbasë luftën e nisur me Iranin’
05/03 22:30
Top News – ‘Nuk kemi hedhur asnjë raketë në Turqi’. Irani mohon se qëndron pas sulmit
05/03 21:00
Top News – ‘Errësira e një regjimi satanik’. Edi Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Azerbajxhanit
05/03 19:04
Top News – Sulmi në Iran shkel ligjin ndërkombëtar / Edhe Italia kundër Trumpit: S’na njoftoi askush
05/03 17:16
Top News – Çisterna amerikane në flakë / U godit nga Irani në Ngushticën e Hormuzit
05/03 15:39
Top Channel/ Iran, të vërtetat dhe gënjeshtrat e luftës: BBC verifikon pamjet e konfliktit!
05/03 15:26
Top Neës – ‘Një për të gjithë, të gjithë për një’/ NATO: Nuk ka ardhur ende koha për nenin 5
05/03 15:23
Top News- Ajatollahu u vra me raketë nga hapësira / Si e futi Izraeli Iranin në kurth? E joshi me…
05/03 15:12
Top Channel/ Irani kërcënon: Heshtjen e Europës, do ta paguani të gjithë! Macron telefon Melonin!
05/03 15:01
Top News- Nis ‘gjuetarët e dronëve’ drejt Gjirit / Ukraina në shpëtim, ndihmë për zbrapsjen e Iranit
05/03 14:22
Top News – Tre F-15 me vlerë 100 milionë USD/ Një pilot i vetëm kuvajtian rrëzoi avionët amerikanë
05/03 14:20
Top News – Një tjetër vend përfshihet në luftë / Goditet Azerbajxhani, dron iranian mbi aeroport
05/03 14:19
Top Channel/ Shkatërrohet fabrika e dronëve, IDF godet shumë rëndë bazat e Hezbollahut
05/03 12:59
Top News – Bllokada në Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për një krizë ushqimore globale
05/03 12:32
Top News – Një shkatërrues dhe një raketë e re / Kim Jong un mbikqyr testimin: Jemi të pamposhtur
05/03 12:23
Top News – Ukraina, tre javë pa raketa…F-16 ‘po ngordhin urie’, nuk kanë me çfarë të qëllojnë
05/03 12:22
Top News – Lufta në Iran, notën 15 nga 10…Trump ngre në qiell ‘performancën’ e ushtrisë
05/03 12:05
Top Channel/ “Tërbimi” i Izraelit, panik në Liban: “Hezbollahu të mos na tërheqë në shkatërrim”!
05/03 11:59
Top Channel/ Senati mbështet Trump: Bllokon propozimin për kufizim autoriteti në luftën e Iranit!
05/03 11:58
DIGITALB DIGITALB