Top News/ ‘Çmendet’ Rusia, 29 të vrarë në Ukrainë / Sulmon spitalin e fëmijëve, viktima nën rrënoja
08/07/2024 16:55

Rusia lëshoi rrebeshe raketash mbi qytetet ukrainase, në mesin e ditës, të hënën, duke vrarë të paktën 29 civilë dhe duke dëmtuar rëndë spitalin më të madh të fëmijëve në Kiev, në sulmin më vdekjeprurës të kryer në muaj të tërë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme” shënjestruan Kievin, Dnipron, Krivi Rih-un në qendër të Ukrainës dhe Kramaorskun dhe Slovjanskun në rajonin lindor të Donjeckut. “Të gjitha shërbimet janë të angazhuara për të shpëtuar sa më shumë njerëz”, tha ai përmes një postimi në platformën X. Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se ky ishte “një prej sulmeve më të rënda” të kryera në kryeqytetin ukrainas në 28 muaj luftë. Imazhet e publikuara nga agjencitë e lajmeve tregojnë spitalin e fëmijëve Ohmadyt, në Kiev, dhe njerëzit e vendosur në radhë njëri pas tjetrit duke ndihmuar në pastrimin e vendit nga rrënojat. “Ka njerëz nën rrënoja, numri i saktë i viktimave nuk dihet”, tha Zelensky në rrjetet sociale, duke thënë se spitali Ohmadyt “është një prej spitaleve më të rëndësishme të fëmijëve, jo vetëm në Kiev, por po ashtu në Evropë”. Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se numri i personave që janë konfirmuar të vrarë është të paktën 29, ndërkaq mbi 50 të tjerë janë plagosur në sulmet e të hënës. Forcat ajrore të Ukrainës shpallën gatishmëri ajrore në mbarë Ukrainën para mesditës së të hënës, pas kërcënimit të dyshuar për sulme me raketa balistike, ndërsa thanë se po luftojnë që të zmbrapsin sulmet ndaj Kievit. Shpërthimet në Kiev u dëgjuan rreth orës 10:30 sipas orës lokale, ndërsa administrata ushtarake e qytetit u kërkoi qytetarëve të qëndronin në vendstrehime derisa të ndalej alarmi për sulme ajrore. Ushtria tha se më pas u lëshua alarmi për sulme në mbarë vendin. Sulmet gjatë ditës në Ukrainë janë të rralla, edhe pse Rusia prej gjashtë muajsh ka intensifikuar bombardimin e qendrave të banuara të Ukrainës dhe ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News – Mes lehtësimit dhe tensionit. Iranianët mbushin sheshet, festojnë armëpushimin
08/04 10:09
Top News – Armëpushimi SHBA–Iran. Prapaskenat e marrëveshjes dhe negociatave
08/04 10:00
Top News – Arrihet marrëveshja. Armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit
08/04 09:59
Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39