Vizita e parë e Bill Clinton në Shqipëri nisi pak pas orës 15, ku ish Presidenti amerikan u prit nga Edi Rama në aeroportin e Rinasit. Më pas, Clinton dhe Rama ndaluan në vilën 30. Ambientet përreth kësaj vile, kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë u përforcuan nga një brez sigurie të gardës së republikës dhe policisë së shtetit.