Presidenti francez Emmanuel Macron priti udhëheqësin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe aleatë të tjerë kryesorë të vendit, ndërsa përpjekjet intensifikohen për të rënë dakord për garancitë e sigurisë për Kievin në rast të një armëpushimi me Rusinë. Kryetarë shtetesh dhe zyrtarë të lartë nga më shumë se 30 vende, pjesë e të ashtuquajturit Koalicion i të vullnetshmëve, janë mbledhur në paris, përfshirë ndërmjetësit amerikanë në bisedimet e paqes, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump. Zelensky u takua kohët e fundit me Trump dhe tha se plani i tij për t'i dhënë fund luftës me Rusinë ishte 90% i finalizuar. Megjithatë, propozimet ende nuk i janë paraqitur Rusisë, përgjigjja e së cilës deri më tani ka qenë larg të qenit inkurajuese. 10% e mbetur e marrëveshjes që ende nuk është vendosur ka të bëjë me lëshimet territoriale që Kievit i kërkohet të pranojë. Moska aktualisht kontrollon rreth 75% të rajonit të Donetskut dhe rreth 99% të Luhanskut fqinj. Të dy rajonet formojnë rajonin industrial të Donbasit.