Agjencia Kundër Korrupsionit ën Kosovë ka publikuar deklaratat e pasurisë të zyrtarëve publikë, teksa padyshim, ashtu siç pritej, një nga njerëzit më të pasur rezulton të jetë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ky i fundit ka deklaruar 1 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 52 parcela toke, 5 lokale, 1 objekt biznesi, 2 banesa dhe 1 shtëpi. Vlera e këtyre pronave llogaritet të jetë shumë milionëshe. Pacolli ka deklaruar edhe disa milionë euro para në llogaritë bankare dhe plot 7 makina, të gjitha luksoze dhe të shtrenjta.