Top News/ Cilët janë dy deputetët që po braktisin Lulzim Bashën për Gazment Bardhin?
13/02/2024 14:23

Një ditë pas faktit të kryer, Bashkimit edhe në organet drejtuese të partisë, të Gazmend Bardhit dhe ish-kryeministrit Berisha, për Lulzim Bashën vjen një tjetër lajm i keq. Ndonëse ende jo i konfirmuar zyrtarisht, por burime pranë Gazment Bardhit dhe Partisë Demokratike zyrtare, flasin për negociata me 2 prej deputetëve të ngelur të Lulzim Bashës, për kalimin e tyre në krah të Bardhit e Berishës. Por teksa hamendësohet se cilët mund të jenë këto deputetë, Oriela Nebiaj, rezulton si një prej atyre me potencial për tu afruar me Bardhin. Nebiaj në mbledhjen e kryesisë së PD-së së Bashës më 7 qershor do të ishte kundër rikthimit të këtij të fundit. Pas sherrit dhe debatit në kryesi por edhe dhunës verbale nga mbështetësit e Lulzim Bashës ndaj zërave kritikë në mbledhje, Oriela Nebiaj do të jepte dorëheqje nga posti i anëtares së Kryesisë, së bashku me Flamur Hoxhën, i cili tashmë është zyrtarisht me Bardhin e Berishën. Nga ana tjetër, vetë Nebiaj ka qenë e pa qartë për qëndrimin e saj, teksa ka kërkuar bashkimin e demkratëve. Një tjetër emër është ai i Eralda Tase Bano, e cila burime bëjnë me dije se ka patur pakënaqësi për Fierin dhe mënjanimin e saj nga strukturat drejtuese, por edhe për faktin se ka qenë gjithmonë pranë Gazment Bardhit. Por pavarësisht kësaj, protesta e 20 shkurtit mund të jetë ajo që do të konfirmojë dyshimet, apo të tregojë afrimet apo largimet e reja. Kjo për shkak se Basha është shprehur i vendosur kundër saj duke e konsideruar thjeshtë si matje force.

Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22
Top News – Seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj. Avokati Ndreca-S’po i jepet mundësia për t’u mbrojtur
01/04 14:21
Top Channel/ Berisha mbledh grupin parlamentar, porosi deputetëve: Bëni anëtarësime të reja
01/04 14:07
Top Channel/ Ministre e Arsimit, Kumbaro: Është një angazhim jo vetëm ligjor, por edhe…
01/04 14:06
Top Channel/ Ministër i Bujqësisë: Karburanti është një koncept që është dhënë nëpërmjet një…
01/04 13:56
Top Channel/ Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: OSHEE është në fazën e shpalljes së…
01/04 13:47
Top Channel/ Ministrja Ibrahimi: Siguria kibernetike është aty, është në monitorim
01/04 13:36
Top Channel / “Reforma Territoriale”, ministri Demo: Ne duhet të ecim përpara, nuk ka një qëndrim
01/04 13:35
Top Channel/“Sulmet kibernetike” Ministrja e Ekonomisë, Ibrahimi: Për ne është e rëndësishme të mos…
01/04 13:33
Top News – Mungesat e barnave te Onkologjiku / PL: Pacientët, të dënuar me vdekje prej korrupsionit
01/04 13:20
Top Channel/ I dënuar me burg për trafik droge, kapet 51-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia
01/04 13:19
Top Channel/ Shtyhet seanca për Veliajn, avokati Ndreca: Nuk po i jepet e mundësia për t’u mbrojtur
01/04 13:19
Top Channel/ Ambicia për të kandiduar për Tiranën, Braçe nga GJKKO: Nuk komentoj prokurorët por…
01/04 13:19
Top News – Braçe në SPAK për padinë e shpifjes. Pyetet për Veliajn: Politika nuk duhet të komentojë
01/04 13:04
Top News – Kosto rritet, votuesit pakësohen. KQZ raport në Kuvend me 15 rekomandime për deputetët
01/04 12:57
Top Channel/ Reshje dëbore në Elbasan, ngrica gjatë natës dhe ndërprerje të energjisë në disa zona
01/04 12:43
Top Channel/ Teatri Kombëtar me projekt rajonal, projekti SEEDS synon bashkëpunim rajonal
01/04 12:29
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Netanyahu: Lufta me Iranin vazhdon. Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 12:17