Ish presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua këtë të hënë me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Meta u arrestua me urdhër të prokurorëve Sotir Kllapi dhe Altin Dumani, që paraqitën në GJKKO kërkesën për ndalimin e tij pas një hetimi pasuror. Meta dyshohet për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.