Chris Froome u bë viktimë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ciklisti britanik u përplas nga një makinë ditën e mërkurë teksa ishte duke u stërvitur në afërsi të Saint Raphael dhe u dërgua për në spitalin e Toulon në Francë me helikopter. Sipas të përditshmes L’Equipe, nga ekzaminimet e para rezulton se Froome rezultoi se pati pneumotoraks si dhe frakturë në 5 brinjë dhe nje vertebër të mesit. Katër herë fituesi i Turit të Francës, ka qenë gjithë kohës i vetëdijshëm, ka folur me përfaqësuesit e tij dhe për fat të mire nuk kishte pësuar dëmtime në kokë. Mësohet se në orët në vazhdim ciklisti britanik mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të zgjidhur problemin e vertebrave të mesit .