Tre banda kriminale në Shqipëri janë nën hetim prej 10 vjetësh dhe vetëm pas kaq kohësh, Policia është në gjendje të pohojë zyrtarisht se ku janë investuar paratë e tyre, të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Krimi i organizuar shqiptar i investon të ardhurat e paligjshme në fusha të larmishme të ekonomisë së ligjshme, si industri ndërtimi, turizëm, apo fabrika të ndryshme përpunimi. Rritja dhe përhapja e shpejtë e ndërtimeve shërben si tregues i injektimit të shumave të konsiderueshme të “parave të pista” në ekonomi.