Debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres Belinda Balluku, nuk u kufizuan vetëm mes mazhorancës dhe opozitës. Burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu pohojnë se në debatet është përfshirë me tone të prera edhe kreu i ri i SPAK, Klodjan Braho në momentin kur kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i ka komunikuar se Kuvendi ka gati deklaratat e konfidencialitetit për t’u firmosur nga deputetët anëtarë të këshillit para se t’u vihen në dispozicion provat e organit të akuzës.