‘Të pathënat e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës” ishin kryefjala e bisedimeve në episodin e parë të emisionit Zona Zero në Top Neës nën drejtimin e Milaim Zekës. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu zbuloi kërkesën e presidentit Bush në takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Mediu u shpreh se para ndalesës së tij në Tiranë, Bush fillimin kishte takuar presidentin rus, Vladimir Putin të cilit i kishte dhënë gjashtë muaj kohë për të mbajtur një qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës.