As vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ndryshoi qëndrimet e Vetëvendosjes dhe opozitës në Kosovë për të tejkaluar ngërçin e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti. Krerët e PDK dhe LDK thanë se takimi i thirrur nga Albin Kurti ishte një farsë dhe akuzuan kryeministrin në detyrë të Kosovës se po bllokon institucionet.