Leksionet e akademisë politike kanë transformuar komunikimin e Zegjine Çaushit, e cila tashmë e ka zbehur tonin komik nga retorika e saj. Në mesazhin e parë pas rinumërimit të qarkut të Fierit, ajo falenderoi Maldrita Bardhon që u tërhoq dhe i hapi rrugën Zegjine Çaushit të ngjitet drejt Kuvendit. Padyshim që në videomesazhin e 26 vjeçares, që nga shtatori do jetë ligjvënëse në siglën e Partisë Socialiste, nuk mund të mungonte edhe një parlajmërim për kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhin.