Deti në Vlorë është tërhequr me dhjetra metra, në një fenoment që edhe për banorët e përhershëm të qytetit bregdetar është i pazakontë. Zbatica në të tilla përmasa nuk është regjistruar asnjëherë, të paktën në vitet e fundit, ndërsa ekspertët e vlerësojnë atë si normale, por që problemet më të mëdha shkakton me ekosistemin detar, duke rrezikuar gjallesat. Një fenomen i ngjashëm është regjistruar pak ditë më parë edhe në Detin Marmara në Stamboll.