Presidenti Bajram Begaj, ka organizuar mbrëmjen e së hënës, në ambientet e Pallatit të Brigadave një pritje shtetërore me rastin e festës së 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar festat kombëtare duke bërë bashkë të gjithë shqiptarët.