Për rreth tetë orë në gjykatën e Posaçme Antikorrupsion u zhvillua seanca e radhës paraprake në ngarkim të Ilir Metës, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe pjesës tjetër të të akuzuarve nga SPAK. Edhe në gjyqin e kësaj të enjteje SPAK nuk arriti t’I lexonte të gjitha parashtrimet e kërkesës për kalimin e dosjes në gjyq për shkak të volumit. Organi i akuzës ka arritur të lexojë rreth 130 faqe ku kanë mbetur edhe rreth 100 të tjera të cilat do të lexohen në seancën e ardhshme. I pranishëm në Gjyq ishte Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të cilët akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.