Raporti i OSBE/ODIHR lexohet ndryshe nga demokratët, e ndryshe nga socialistët. Në komisionin e ligjeve, teksa miratoheshin projektrezolutat për institucionet e pavarura, demokrati Oerd Bylykbashi tha se rekomandimet dhe gjetjet e ODIHR-it duhet të përfshihen në rezolutat parlamentare. Për socialistët panorama është krejtësisht ndryshe.