Ëndrra për t’u integruar në Bashkimin Europian nuk është venitur tek qytetarët shqiptarë, megjithëse skepticizmi nuk mungon. Në ndërkohë që anëtarësimi në union brenda kësaj dekade është kryefjala e premtimeve elektorale të Partisë Socialiste, qytetarët janë të ndarë në qëndrime mbi mundësinë e realizimit të këtij objektivi dhe përfitimet ekonomike që do të ketë Shqipëria.