Një nga këshilltarët e lartë të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, i ka kërkuar perëndimit të rrisë në mënyrë dramatike furnizimet me armatime të rënda nëse do që Ukraina të mundë Rusinë. Mykhailo Podolyak, tha se Kievit i nevojiten 1 mijë obusë, 300 sisteme artilerie me raketa, 500 tanke, 2 mijë mjete të blinduara dhe 1 mijë dronë, që t’i japë fund luftës.