Miri ka zhvilluar një bisedë me Selin në oborrin e shtëpisë, ku nuk ka hezituar ta pyesë mbi raportin që ajo ka me Gimbon, referuar afrimitetit që dyshja kanë shfaqur së fundmi. Pavarësisht këmbënguljes, Selin ka refuzuar të japë një përgjigje konkrete e madje është treguar mjaft e prerë, duke thënë se raporti i saj me Gimbon nuk i përket Mirit, ndaj nuk i takon të bëjë pyetje të tilla.