Zona përreth pallatave që u përfshinë nga flakët të enjten në ish-parkun e autobusëve në Tiranë është rrethuar me shiritë nga ana e policisë, që së bashku me ekspertët e zjarrfikëses po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të flakëve që shkrumbuan kate të tëra dhe rrezikuan jetët e qytetarëve. Paraprakisht policia dyshon se flakët kanë shpërthyer në katin e fundit të pallatit dhe më pas të ndihmuara nga materiali izolues i godinës ngjitur është përhapur me shpejtësi duke zbritur deri në katet e para.