Në kryeqyetin e Kievit është pothuasje e pamundur të mos vësh re dy simbole që zbukurojnë plot hijeshi ndërtesat: flamurin ukrainas dhe stemën e vendit. Stema e Ukrainës është një mburojë blu me një symbol trident me ngjyrë ari. Tridentja ukrainase u bë zyrtarisht një simbol i Ukrainës në 1917 dhe përsëri në 1992. Arkeologët kanë gjetur gjurmë të tridentit që datojnë mijëra vjet më parë. Megjithatë, simboli mori përdorim zyrtar dhe të përhapur në kohën e Volodimirit të Madh.